Është mbledhur ditën e sotme Komisioni i Posaçëm parlamentar për “Reformën Administrativo-Territoriale”.
Edhe pse mazhoranca ka shprehur qëndrimin e saj kundër ndryshimit të hartës territoriale, një kërkesë për të ndryshuar “kufijtë” ka ardhur nga Partia Demokratike.
Grupi parlamentar i PD-së ka bërë gati propozimet që do ti paraqiten komisionit të posaçëm parlamentar. Deputetët që nuk i janë bashkuar Berishës kanë propozuar rritje të numrit të bashkive. Konkretisht nga 61 bashki që janë aktualisht, ata kërkojnë që të ndahen në 94 bashki. Ndërkohë numri i banorëve për njësi vendore ulet nga 75 mijë në 50 mijë. Rrjedhimisht rritja e numri të bashkive do të rrisë edhe numrin e këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin.
Propozimet e grupit të Alibeajt:
Ulet nga 75 mijë në 50 mijë numri i banorëve për njësi vendore
Ulet nga 471 km2 në 315 km2 sipërfaqja mesatare për njësi vendore
Rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë numri i të zgjedhurve vendorë. Numri i këshilltarëve rritet nga 1607 në 2114
Numri i bashkive për qark rritet nga 5.1 bashki në 7.4 bashki.
Comments are closed.