Partia Demokratike Dega Vau Dejës, del sërish para mediave, për të faktuar abuzimet me taksat e qytetarëve, me punësimet nepotikë që Kryetari i Partisë Socialiste, dhe N/ Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli, kanë bërë me punësimet në konviktin e Shkollës së mesme Profesionale Ndre Mjeda në Bushat.

PD, disponon, dokumente zyrtare, emrat e 6 punonjësve, të afërm të Kristian Shkrelit.

Sa për ti rifreskuar kujtesën, zotit Shkreli, i kujtojmë se punësimet e para janë kryer që nga shtatori I vitit 2019-të, ku janë punësuar kuzhinier dhe ndihmës kuzhinier, me mbiemrin Shkreli në konvikt, në një kohë kur shërbimi kryhej me katering.

Ky është një abuzim I pastër me taksat e qytetarëve.

Sot nuk do ti bëjmë publik emrat e të afërmeve të Kryetarit të Partisë socialiste, duke ruajtur etikën, por të 6-të personat të afërm të tij, janë paguar në pozicionin e kuzhinierit, ndihmës kuzhinierit, sanitar, magazinier dhe punonjës mirëmbajtjeje.

Partia Demokratike disponon dokumente zyrtare që faktojnë këtë vjedhje të taksave të qytetarëve nga viti 2019-të e në vazhdim.
Partia Demokratike, është pranë qytetarëve, duke denoncuar çdo rast dhe shkelje që po kryhen pranë kësaj bashkie.

Shumë shpejt, Partia Demokratike do të jetë me deklarata që do të faktojnë abuzimet e radhës që po bëhen në këtë bashki