Banorët e fshatrave Mes dhe Myselim në Shkodër kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm. Në një prononcim për mediat, ata shprehen se rruga të cilën e përshkojnë çdo ditë me automjetet e tyre është në gjendje të mjerueshme dhe i bëjnë thirrje bashkisë dhe instancave për ndërhyrje urgjente.
Njëri prej tyre tha për “Fax News” se 3 kilometër rrugë, ka gropa dhe nuk është e gjerë sa për kalimin e dy makinave, gjë që shpesh herë ka çuar në aksidente dhe pasoja në njerëz.
“Është segment prej 3 km, rruga është degradu komplet, u bëjmë thirrje ta inspektojnë rrugën, a është për riparim apo shtesë e re. Nga Ura e Mesit deri në Bardhaj të shtrohet dhe të zgjerohet rruga, që të lëvizin dy makina. Nevojiten dhe barriera, sepse në mot të vështirë i ka ndodh një bashkfshatari të rrëshqasë e ra në kanal.
Shumë e vështirë, vjet kam prish dy goma të makinës sepse këtu nuk dallohen gropat. Duhet riasfaltu e gjithë rruga, jemi një numër i madh banorësh që lëvizim këtu. Kjo protestë nuk është partiake”-tha një nga banorët.
Comments are closed.