FAST Albania në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe dhe Interpol Wiesbaden,Gjermani arrestuan një 28-vjeçar të shumëkërkuar. Ai është një i ri me shtetësi ruse që ishte shpallur në kërkim nga shteti gjerman me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman. 28-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden,Gjermani, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë”, njofton policia.
Comments are closed.