Historia u shkruajt sot ne Loro Borici! Ate qe ekipet e meshkujve nuk kane mundur ta bejne kurre e kane bere femrat. Vllaznia per Femra ka arritur te siguroje pjesemarrjen ne grupet e Champions League pasi mundi ne Shkoder ekipin ukrainas Vorskla-Kharkiv me rezultatin 2-1 me nje eurogol nga Berisha.
Ky rezultat i con per here te pare ne fazen e grupeve te ketij kompeticioni prestigjoz dhe eshte padiskutim nje dite per t’u shenuar ne kalendar per futbollin shqiptar. E ndersa kombetarja e meshkujve dje na zhgenjeu me barazimin ndaj Islandes, sot ka ardhur nje rezultat historik.
Ndeshja e parë mes të dyja skuadrave u mbyll në barazimin 1-1, e cila gjithashtu u luajt në “Loro Boriçi”. Ndeshja e kthimit kerkonte nje tjeter ritem dhe force nga vajzat kuqeblu dhe ajo ka ardhur.
Nje arritje e madhe per presidentin Lazer Matija qe prej vitesh investon ne futbollin e femrave dhe duket se tashme ka mbledhur frytet e punes. Vllaznia do te perfitoje 500 mije euro nga pjesemarrja ne grupet e Champions League.
Comments are closed.