Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend gjatë mbledhjes së ditës së djeshme. Vendimi u bë publik sot më 28 shtator.
Sipas vendimit të sotëm, nafta është ulur me 4 lekë, nga 223 në 219 lekë/litri.
Benzina është rritur me 1 lek, nga 194 lek në 195 lekë/litri. Ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, 78 lekë/litri.