Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka thirrur në orën 18:00 kryesinë e Partisë Socialiste.

Në fokus të diskutimeve me dyer të mbyllura pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet lokale, por gjithashtu dhe disa ndryshime tek drejtuesit e qarqeve.

Përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie pritet të bëhet nga kryeministri Edi Rama, ndryshe nga PD e cila po nis procesin e primareve.

Koha përpara është e konsiderueshme për të vendosur emrat që sigurisht nuk do të dalin nga mbledhja e sotme.

Por megjithatë disa gjëra janë kristalizuar. Dy kandidatë nuk diskutohen. Njëri sigurisht që do të rikandidojë.

Bëhet fjalë për Pjerin Ndreun që në cdo mbledhje Edi Rama e ka cilësuar shembull që duhet ndjekur nga të tjerët.

Dhe Dritan Leli në Vlorë që deklaroi vetë pak kohë më parë që nuk do të rikandidojë për një tjetër mandat.

Edhe në takimin e sotëm ai u sulmua publikisht nga Edi Rama.