Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar qytetarët se aktualisht në vend janë tre akse më problematike, pas reshjeve të shiut. Në Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë dhe në Valbonë, ka rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës nga km 3 deri në km 10. Po ashtu, ARRSH informon se në aksin Bogë-Theth, ka pasur probleme me prurjen e përrenjve në trup të rrugës mirëpo, tashmë janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm pa probleme.

NJOFTIMI I ARRSH:

Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin gjatë natës Në Rajonin Verior reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si, në: Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë, në Valbonë nga km 3 deri në km 10 Në aksin Bogë-Theth ka pasur probleme me prurjet e përrenjve në trup të rrugës tashmë janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm pa probleme Kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete e punëtorë janë në terren pa ndërpreje për të mbajtur gjendjen e akseve në normalitet