Moti i keq ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjetevë në Lezhë. Në Shëngjin, uji ka vërshuar nëpër rrugë, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Për shkak të motit, janë dëmtuar linjat elektrike dhe per pasojë kanë ngelur pa energji elektrike fshatrat e Zadrimës. Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më parë të energjisë.