Gazetari Blendi Fevziu e cilësoi mbylljen e shkollës “Mehmet Akif” si një ngjarje të rëndë pasi ajo shkollë ka diplonuar shumë breza.
Duke folur në emesionin “Të Pa Espozuarit” Fevziu tha se kjo ngjarje mund të ketë ndodhur për shkak të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Ai shtoi se është e papranueshme që të nxjerrësh një numër nxënësish jashtë në këtë nisje të vitit shkollor.
PJESË NGA BISEDA:
Ylli Rakipi: Ky është një vend që nuk ka shkolla dhe janë krijuar shkolla të panumërta fallco. Ka analfabetë që mbajnë nga 2-3 diploma. Për fatin tone, disa shkolla nga Turqia, kanë patur produkt jashtëzakonisht të mirë. Një prej tyre ishte shkolla që në mënyrë të beftë u mbyll nga qeveria pak ditë më parë, shkolla Mehmet Akif.
Blendi Fevziu: Nuk i hyj arsyeve të mbylljes. Kam lexuar të dyja argumentat. Nuk hyj në këtë debat. Në opinionin tim, e konsideroj mbylljen e shkollës, një akt të papranueshëm dhe shumë të rëndë. Të nxjerrësh një numër nxënësish jashtë. Të mbyllësh një shkollë me një histori që ka diplomuar shumë nxënës, është e papranueshme. Dyshoj që është presioni i Erdogan, që është i përsëritur disa herë.
Mendova ti kushtoja sot emisionin kësaj teme. Ministria nuk pranoi të vinte. Në këtë rast kur njëra palë nuk pranon të vijë, unë ftoj palën tjetër. Edhe kolegji nuk pranoi të vinte, më sollën vetëm avokatin.Unë nuk jam gjykatë, mua më duhet përfaqësues i shkollës për të folur. Kur edhe ata nuk vijnë, ose kanë frikë ose nuk janë të përgatitur për të mbrojtur veten e tyre. Ata duhet të ishin sot në çdo studio, për të mbrojtur veten.
Por, në vitin 2022 të mbyllësh një shkollë, me argumentin se nuk plotëson kriteret, nuk ka kuptim.
Comments are closed.