Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë të ditur se brenda muajit dhjetor, të gjitha bizneset duhet të pajisen me leje për plazhet. Kjo deklaratë u tha gjatë bilancit të sezonit turistik, që u zhvillua ditën e sotme në Durrës.
‘Kemi qenë pa ndërprerë në territor çdo ditë. Bashkia e Himarës ka një rekord duke rritur të ardhurat me 137%. Nëse i referohemi shifrave të kaluar është kaluar mbi 2 mln vizitorë krahasuar me vitet e tjera. 29% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me vitin e kaluar. Kemi rritje nga Anglia, Holanda, Gjermania, Italia apo edhe Spanja. Kjo tregon për reputacionin në rritje të Shqipërisë.
Kemi një interes në rritje edhe për zonat e mbrojtura. Duke shkuar drejt objektivit që të kemi turizëm për gjatë gjithë vitit. Për vitin 2023 puna ka nisur që më 25 gusht. Stacionet e plazheve dhe zbatimi i rregullave të reja që kemi vendosur me VKM do të hyjnë në funksion brenda vjeshtë. Nga data 1 Nëntor deri në 30 do të hapet aplikimi për subjekteve që aplikojnë për menaxhimin e stacioneve të plazheve. Ata që duan të ushtrojnë aktivitetin për ankorimin e mjeteve lundruese duhet të pajisen me leje të posaçme deri në datë 31 Dhjetor”, deklaroi Kumbaro.
Comments are closed.