Vijojmë punën për fuqizimin e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike dhe rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve për të trajtuar çështjet e sigurisë në nivelin vendor.

Këtë fillim jave ishim me anëtarët e Këshillit Vendor të Sigurisë Shkodër – përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile – për të diskutuar për rolin e tyre në adresimin e çështjeve të sigurisë.

Së bashku, vlerësuam situatën e sigurisë në Shkodër nëpërmjet një analize SWOT, dhe hartuam shtyllat kryesore të Planit Vendor të Veprimit për Sigurinë.