Ish kryeministri, Sali Berisha ka shpërndarë një status në “facebook”-un e tij ku ka publikuar një mesazh të ardhur nga ‘qytetari dixhital’ lidhur me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Sipas Berishës, një vajzë kishte të gjithë informacionin për Ervis Martinajn, por prokuoria dhe policia po fshehin rolin e saj.
Postimi i plotë i Berishës:
Per fatin e Ervis Martinajt di gjithçka nje femer e partise se krimit!
Policia dhe prokuroria e partise fshehin rolin e femres se partise.
Qytetari dixhital ka pyetje direkte per Edi Ramen dhe rolin e tij ne zhdukjen e Ervis Martinit. sb
“Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e rames nuk e nxjerr qe dy ditet e fundit para se me u zhduk Ervis martinaj ka qen i strehuar te nje femer socialiste qe punon te bashkia lali erit e cila quhet…Policia e di shum mir dhe ka mar deshmin e ksaj femre por pse nuk e nxjerrin sepse deri ne momentin qe ka taku shijaksit ka qen me kte femer me vete e ka derguar kjo nga shpia e vet ne shijak
Prokuroria ka edhe videot ku shihet ervis martinaj duke hyr ne pallatin ku jetonte kjo femer dhe kan edhe videot qe del nga apartamenti diten e zhdukjes me kte femer dhe hipen ne makinen e ksaj
Pse se nxjerr policia dhe edi ket fakt dhe videot kur del nga shpia ksaj dy ditet e fundit
Apo edvini do te mbroj gocat e partis vet dhe mos te zbulojet qe e ka eliminu vet ai ervisin”
Comments are closed.