Ishte kënaqësi te isha pjesë e një vizite studimore në Mbretërinë e Bashkuar, organizuar nga projekti RAYS i financuar nga Ministria e Brëndshme Angleze.
Bashkë me përfaqësuesit e institucioneve të tjera përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve nga krimi i organizuar dhe abuzimi, vizituam Njësinë e Partneritetit mes shumë Agjencive për reagimin mbrojtës ndaj fëmijëve (MASH).
Jam shumë i lumtur që Bashkia Shkodër ka nisur pilotimin e kësaj strukture dhe është e gatshme të zgjerojë më tej urat e bashkëpunimit mes Bashkisë dhe institucioneve partnere ne Mbretërinë e Bashkuar.
Comments are closed.