Gjergj Hani ishte 16 vjeç kur u dënua nga Gjykata Ushtarake e Durrësit, e kryesuar në atë kohë nga ish-deputeti Spartak Braho.
Ai do të pikasej duke u arratisur në 1985 dhe më pas do të niste një hetuesi e thellë për të, lidhur me bashkëpunëtorët e tij në iniciativën e tij për t’u larguar ngë vendi.
ABC kontankatoi me të pasi politika duket se më në fund do të miratojë ligjin për të hapur dosjet bashkëpunëtorëve të e ish-Sigurimit, për të pastruar vetën, por jo vetëm kaq.
“Do të ketë një lloj çlimrimi të shoqërisë shqiptare. Më në fund, njerëzit do të venë shqirtin në paqe”, thotë ai.
Iniciaitivën parlamentare e cilëson të vonuar dhe efektin e saj kryesor, sipas tij, do e ketë mbi politikën.
“Nuk do i tundin dosjet e fshehura”, shprehet Hani.
Me këtë ide duket se bien dakord të gjithë, edhe historiani, ish-deputeti demokrat, Romeo Gurakuqi.
“Janë përdorur politikisht për të shantazhaur”, thotë ish-deputeti.
Dosjet shqiptare të ish-sigurimit janë të hapura në Britanin e Madhe, tregon studiuesi dhe efekti sipas tij është vetëm pozitiv.
“Njohja me të kaluarën do të jetë definitive”, thotë Gurakuqi.
A mund të nxisë hakmarrje hapja e dosjeve, sikundër pretendojnë disa? Gjergj Hani thotë se jo për një arsyje të vetme.
“Unë e di fare mirë se kush më ka spinuar. Dhe as nuk më shkon nëpër mend të hakmerren apo të përgogoj ata njerëz. Shumë prej tyre kanë qenë të detyruar ta bëjnë këtë”
Kjo do të jetë një çështje që duket se do të kërkojë kujdes nga autoritetet, që do e kryejnë këtë proces. Siç historiani i njohur tregon është shumë e vështirë të dallosh një spiun vullnetar nga një që është bërë nën masa shtrënguese.
“Ka ndodhur një lexim i përciptë dhe qëllimisht kanë implikuar si agjent funksional njerëz të shkuar të letrave shqiptare. Kur studiohet një dosje duhet parë në rend kronologjik, në tërësi, dhe në pasoja”, thotë ai.
Ka dyshime se një pjesë e dosjeve mund të jenë zhdukur, një fakt sipias historianit që jo plotësisht qëndron.
“Emri mund të mos jetë në nje dosje, por mundet në një tjetër”, tregon ai.
Si ish-ligjvënësit, Romeo Gurakuqi thotë se qeveria duhet të marrë masa për të ndërtuar një Arkivë të madhe Shtetërore, ku dosjet duhet të jenë të ruajtuara. /abcnews.al
Comments are closed.