Gazetari Artan Hoxha ka folur ditën e sotme lidhur me fatin e Ervis Martinajt, në një kohë që as policia dhe as prokuroria nuk japin asnjë detaj.

Hoxha gjatë daljes së tij mediatike foli edhe për një rast kur Ervis Martinaj i ka prishur një takim elektoral Ramës në Lezhë, për të cilin sipas tij kryeministri foli pasi u kthye nga andej.

“Një takim elektoral i kryeministrit në qarkun e Lezhës është sabotuar nga Ervis Martinaj dhe njerëzit e këtij të fundit. Kur u kthye, Rama foli për këtë incident duke theksuar se në ato makina që u kishin prishur takimin elektoral ishte drejtori i lojërave të fatit. Madje Rama shtoi: Ne dimë edhe targat, me të cilat lëvizni. Këto nuk i di regjimi, por i di patronazhimi”, tha Hoxha.