Në draft shkruhet se procesi duhet të përfundojë jo më vonë se sa 30 ditë nga afati maksimal ligjor për dorëzimin e kandidaturave nga koalicionet zgjedhore. Ky afat mund të reduktohet në 15 ditë përpara datës së zgjedhjeve, në rastet e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
“Në mbyllje të primareve për zgjedhjet e pushtetit vendor, konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme në një zonë të caktuar”-shkruhet po ashtu në draft.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së u diskutua lidhur me zgjedhjet vendore, aksionin opozitar kundër qeverisë aktuale dhe situatën ekonomike në vend.
Comments are closed.