Forca të shumta policore, pjesë e të cilave Forcat Speciale, kanë ushtruar kontrolle në Fier, Patos e Roskovec.

Prani e shtuar e uniformave blu është venë re në hyrje e dalje të qytetit të Fierit, si dhe në akse të tjera. Gazetari Ervis kuçi raporton për BalkanWeb se qëllimi ka qenë kontrolli i personave në kërkim, atyre që mbajnë armë pa leje e që mund të transportojnë lëndë narkotike.

Në fokus të kontrolleve kanë qene edhe personat në kërkim, të përfshirë në vepra të ndryshme penale.