Nelson Hysa ka arritur të fitojë me Knock Out në Leverkusen të Gjermanisë kundër Muhamed Ali Durmaz.
Boksieri shkodran e ka rrëzuar në tokë kundërshtarin në raundin e 4, duke mos i dhënë më shpresë.
Edhe pse përballë kishte një kundërshtar tepër të vështirë si Ali, Hysa, ishte fantastik në parket.
Kjo ishte fitorja e katërt në boksin profesionist për boksin tonë, që vazhdon të dhurojë paraqitje të shkëlqyera.
Menjëherë pas ndeshjes, Nelson Hysa, nuk e fshehu lumturinë për fitoren e arritur në Leverkusen.
“Në fakt erdhi si dhuratë në momentin që mendova se nuk do të fitojë me KO ishte një kombinim perfekt i goditjeve që solli nokautin. Kundërshtari ishte në nivel e në rang botëror shumë më lart se unë, por fal punës serioze që po bëj arrita ta fitoj ndeshjen me rezultat befasues”, tha Hysa.
Nga sa bëhet e ditur, boksierit shumëherë kampion të Shqipërisë po i hapet rruga për të luftuar për titullin kampion bote i Federatës WBF. Nelson Hysës do t’i mjaftojnë edhe dy fitore të tjera dhe do të ketë mundësinë pastaj të ngjitet në ring për këtë titull. Ndeshja e rradhës për shkodranin do të jetë më 23 tetor në Durres ndaj një boksieri shumë të fortë.
Comments are closed.