Në muajin botëror të kujdesjes ndaj krijuesit, dhjetëra të rinj vullnetarë të mbështetur dhe nga kisha katolike në Shkodër ndërmorën një fushatë sensibilizuese me focus pastrimin e mjedisit.

Nxënës dhe studentë u bënë bashkë për të kontribuar në pastrimin e hapësirës përreth liqenit të Shkodrës.

Për organizatorin e kësaj nisme është shumë e rëndësishme që rinia u mblodh në funksion të pastrimit të mjedisit.

“Sot shohim që të rinjtë po bëjnë një veprim konkret, një pastrim sado i vogël, por i nevojshëm për ambientin tonë”, tha Dom Gjovalin Simoni.

Arjana Guri, një nga të rejat që u bë pjesë e pastrimit ka një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë.

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është sensibilizimi i moshave të reja”, u shpreh ajo.

Aktiviteti i zhvilluar u fokusua tek shpalosja e mesazheve ndërgjegjësuese në forma të ndryshme nga nxënësit e shkollave, të cilët në thelb kishin ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos ndotur ambjentin.