Policia në Tiranë ka goditur pesë raste të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia e Tiranës njofton se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë: D. K., 43 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Tre Dëshmorët”; K. V., 20 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Besim Alla” dhe M. Gj., 32 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht E. K., 28 vjeç, dhe Xh. K., 22 vjeç. Sipas njoftimit, të arrestuarit u kapën në flagrancë duke organizuar baste sportive, ndërsa gjatë kontrollit të një ambienti në rrugën “Belul Hatibi”, në pronësi të shtetasit Xh. K., u konstatuan makineta që shërbejnë për lojëra fati.