Policia e Tiranës ka liruar një mjek dhe infermierin e spitalit të Traumës pasi u morën në pyetje përgjatë 24 orëve të fundit.
Personat në fjalë janë shtetasit K.B. me detyrë infermiere dhe S. B., me detyrë mjeke, ndërkohë që mjeku reanimator Fitim Marku vijon të mbetet në arrest.
Operacioni u zhvillua ditën e djeshme në spitalin e Traumës me ndihmën e një agjenti të infiltruar. Ky i fundit ka qenë personi që ka bërë pazaret me Markun dhe në momentin që do t’i jepte 20 mijë lekë ryshfet, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar reanimatorin. Tashmë tre të prangosurit do të merren në pyetje dhe pritet të zbardhen akoma më shumë detaje nga hetimet.
Comments are closed.