Një tjetër aksident është regjistruar në Lezhë.

Një automjet ka dalë nga rruga në autostradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Dajcit dhe është përmbysur. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit.

Policia ndërkaq është në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.