Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e se premtes si pasojë e një aksidenti.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot.

Sipas informacioneve për mediat dy mjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra tjetrën në rrethana ende të paqarta pranë fshatit Tresh. Nga goditja e fortë, një nga makinat ka dalë nga rruga, duke u zhvendosur disa metra më tej.

Një nga të lënduar është në gjendje më të rëndë, për pasojë është nisur drejt Tiranës.