Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e qeverisë, për mbylljen e shkollës jopublike në Tiranë, “Mehmet Akif”.
Rama thekson se nuk ka asnjë qëllim të fshehtë pas këtij vendimi, ndërsa shton se ëhstë zbatuar thjesht ligji.
Sipas tij, ky institucion ka shitur godinënë ku kishte lejen e aktivitetit shkollor dhe ka hapur këtë aktivitet në një godinë tjetër, pa marrë lejen e Ministrisë së arsimit.
“Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë.
Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.
Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi”, shkruan Rama.
Comments are closed.