Erjon Xhenje ishte vetëm 19 vjeç, por u vra pa mëshirë teksa konsumonte një kafe në lagjen e tij. Studenti i shkëlqyer i fizioterapisë po pinte kafe, kur pranë iu afrua Bajram Çekorja. Pasi nxorri armën qëlloi me breshëri mbi të riun duke marrë kështu hak për vrasajen e të atit, Ismetit, që u vra disa javë më parë, po në këtë lagje.
E gjitha nisi pasi emri i Bajram Çekores u artikulua fillimisht nga Policia për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçajt, më 25 gusht. Policia shpalli në kërkim për atentatin e dështuar, Bajram Çekorjan dhe Tornado Fushën. Shkak, mendohet se ishte një konflikt që dy palët kishin prej kohësh, që kulmoi në përplasjen me armë zjarri. Fatmirësisht pa të lënduar.
Pas lajmeve dhe aludimeve, më 29 Gusht, Ismet Çekorja, babai i 24-vjeçarit doli në një deklaratë për mediat, duke mohuar që djali i tij të qëndronte pas atentatit e duke i quajtur inskenime të disa personave, duke pretenduar se sulmet ndaj familjes së tij i përgatisnin bandat dhe shteti. 5 ditë më pas, më datë 2 Shtator, 58-vjeçari u ekzekutua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar.
Ndonëse zyrtarisht vrasësi i Ismet Çekores nuk dihet, “TvKlan” thotë se dyshimet janë se të përfshirë në vrasjen e tij janë kushërinjtë e të riut Erjon Xhenje. Por megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Xhenje të ketë pasur gisht, ose të paktën informacion lidhur me atentatin për të cilin janë në kërkim kushërinjtë e tij. Ndaj për Bajramin, 19-vjeçari ishte objektivi më i lehtë për të marrë hakun e babait. Deri më momentalisht nuk është ende e qartë sesi arriti policia e Shkodrës të identifikonte pikërisht 24-vjeçarin Çekorja si autor i vrasjes së 19-vjeçarit, por mendohet se Çekorja mund të ketë qenë i pakujdesshëm.
Një pistë është që mund të ketë lënë gjurmët e gishtërinjve të gjetura në armën e krimit që autorët e braktisën në lagjen Guerrile. Po ashtu, edhe kamerat e sigurisë duket se kanë mundur të ndihmojnë autoritetet për të krijuar një identikit të autorit. Mirëpo ka edhe një ‘problem’ tjetër. Në vrasjen e Erjon Xhenjes të përfshirë ishin dy persona, por teksa Policia zyrtarisht identifikoi Bajram Çekoren si një prej tyre, nuk dihet ende se kush është identiteti i personit të dytë që qëlloi ndaj të riut.
Comments are closed.