Gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të fortë teksa u shpreh se bosi i lojërave të fatit Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe më pas eleminuar.
Duke fokur në studion e emisionit të “Të pa ekspozuarit” Hoxha u shpreh se ata që e rrëmbyen ishin të veshur me uniforma të forcave speciale dhe se kanë lëvziur me fenelina prandaj dhe nuk janë ndaluar nga askush.
Hoxha gjithashtu deklaroi se Martinaj ka financuar si Partinë Socialiste ashtu dhe Partinë Demokratike ku kësaj të fundit i ka dhënë dhe mandatin e katërt në Lezhë.
Artan Hoxha: Për mua Ervsi Martinaj është rrëmbyer dhe eleminuar nga një grup personazh të veshur me uniforma të forcave speciale. Dhe automjete me fenelina dhe prandaj kanë lëvizur lirisht. Martinaj ka pasur njohje me qeverinë e shkuar dhe këtë tani. Pas eleminimit të Martinajt e kam ditur që lojërat e fatit do të hapen. Në fushatën e fundit Martinaj ka qenë shumë i rëndësishëm në qarkun e Lezhës. I ka dhënë opozitës mandatin e katërt.
Comments are closed.