Ky urim nga muzikanti i njohur Bert Naraçi është për bashkëshorten e tij Greta Naraçi, shefja e pediatrisë në spitalin e Shkodrës e cila festoon 65 vjetorin si dhe 40 vite në mjekësi. Mes këtyre emocioneve Bert Naraçi, djali i mjekut të njohur Kel Naraçi thotë se asnjë prej 11 fëmijëve nuk u bë mjek përveç bashkëshortes së tij….
Mjekia Naraçi e rrethuar nga kjo surprizë në ditëlindjen e saj, edhe pse u dashurua me një artist, zgjodhi të bëhet mjeke falë këmbënguljes të vjehrrit të saj doktor Kel Naraçit, emrin e të cilit mban sot pediatria e Shkodrës….
Vjehrri i cili ishte edhe shefi i doktoreshë Greta Naraçit la këshilla që vlejnë edhe sot ndërsa kasta e mjekëve që gjeti asokohe janë emra që bënë historinë e mjekësisë shqiptare
Në këto 40 vite të karrierës si mjeke, Greta Naraçi tregon se rastet e vështira janë të shumta…
Momentet e bukura për doktoreshë Gretën janë kur fëmijët largohen me shëndet të plotë nga spitali…
Në pediatrinë e Shkodrës korrupsioni nuk ekziston shprehet mjekia Naraçi
Doktoreshë Greta Naraçi do vijojë kontributin e saj pandërprerje në spitalin e Shkodrës në shërbim të fëmijëve të qytetit. Në fund ka një mesazh për brezin e ri të mjekëve
Spitali Rajonal i Shkodrës ka nxjerrë emra të nderuar të mjekësisë shqiptare të cilët me punën e tyre kanë shënjuar historinë ndërsa trashëgimia e atij brezi të artë mjekësh vijon edhe në ditët e sotme nga doktorë si Greta Naraçi e cila mbushi 40 vite në profesion.
Comments are closed.