Hetimet per vrasjen e 19 vjecarit Erjon Xhenje, kane marre nje rrjedhe pozitive prane grupit hetimore te Policise se Shkodres.
Burime konfidenciale per eetimes bejne me dije se kamerat e sigurise kane evidentuar autorin e kesaj ngjarje te rende qe tronditi mbare opinionin publik ne Shkoder.
Sipas eksperteve te grupit hetimore, Policia e Shkodres eshte prane identifikimit te autorit te kesaj ngjarje, dhe nga ana e hetuesve priten edhe pergjigjet e analizave laboratorike per te gjetur edhe gjurmet e gishtave prane pistoletes e cila dyshohet se eshte perdorur per kryerjen e kesaj vrasje.
Per shkak te hetimeve, ekspertet per eetimes nuk japin detaje ne lidhje me identitetin e autorit per shkak te hetimeve qe vijojne prane grupit hetimore te Policise se Shkodres per kete ngjarje.
Nje dite me pare ne Policine e Shkodres ka qene vete Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Muhamet Rrumbullaku i cili ka kerkuar angazhimin e te gjithe strukturave te Policise se Shtetit per zbardhjen dhe arrestimin e autoreve te kesaj ngjarje ku humbi jeten 19 vjecari Erjon Xhenje
Comments are closed.