Tirana startoi festivalin “Digital Nomad” i cili për tre ditë me radhë u kthye në pikëtakimin e ekspertëve digjitalë nga vende të ndryshme të botës, për të ndarë përvojat e tyre me profesionistë, sipërmarrës dhe novatorë të rinj, që aktualisht eksplorojnë botën e teknologjisë dhe punës në distancë. Znj. Edona Bilali Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ka ndarë opinionin e saj për Business Magazine rreth këtij evenimenti të rëndësishëm.

Si ju duket kjo ngjarje që vjen për herë të parë në Tiranë?

Jemi në kohën e ndryshimeve globale ku çdo gjë sot flitet dhe i jep kuptim teknologjia dhe bota e madhe digjitale. Qeveria i ka kushtuar vëmendje të veçantë digjitalizimin nëpërmjet një serë programesh dhe Bashkia Tiranë është të njëjtën gjatësi vale. Tirana si Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022, nuk do ti mungonte dhe kjo ngjarje që vjen krejtësisht ndryshe duke bashkuar një nga komunitetet më të reja për vendin tonë, atë që çdo gjë e lidhin drejtpërdrejt me TIK. Ekspertë, sipërmarrës, themelues startup-esh, novatorë me njohje globale bashkëndanë këto ditë në Tiranë mënyrat, nga sfidat dhe arritjet. Shqipëria është kthyer tashmë destinacion tërheqës për nomadët digjitalë. Qytet mikpritës, njerëz të dashur, mot 300 ditë me diell dhe ushqim i mirë, mbi të gjitha me një kosto jetese të përballueshme. Sot disa të rinj nga Europa e kanë nisur këtë rrugëtim, punojnë nga Shqipëria për kompani multinacionale.

Çfarë tregon kjo për zhvillimin tonë në aspektin teknologjik?

Shqipëria synon të bëhet qendër e digjitalizimit dhe zhvillimit teknologjik. Programe si kodimi që në klasën e parë, mbështetja financiare që do ti ofrohet të rinjve që duan të kualifikohen në TIK për tregun privat vendas, ligji i ri startupeve dhe teknoparqeve, thjeshtimi i lejeve të qëndrimit apo digjitalizimi i 98% të shërbimeve janë tregues konkretë të këtij vullneti. Pavarësisht se me jemi në hapat e parë, ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe burimet që ti japin ekosistemit një tjetër pamje, atë të zhvillimit teknologjik jo vetëm rajonal por edhe europian.

Sa e hapur është Tirana për ngjarje të tilla?

Tirana si kryeqyteti europian i rinisë, por edhe pole të tjera në Shqipëri si Shkodra, Korça, Durrësi apo qendra të tjera të mëdha banimi me një historik, kulturë dhe infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e sipërmarrjeve mund të mirëpresin një sërë aktivitetesh të këtij lloji. Po flasim për një botë pakufinj, e kemi fjalën për ekonominë e lirë, ku kush më mirë se të rinjtë mund ta zbatojnë këtë. Tirana prej kohësh ka qenë qyteti i zhvillimit digjital, si kryeqytet është edhe një nga ato qytete që po rilind përmes teknologjisë. Madje në rajon ka marrë një vëmendje të veçantë, shohim kompani të huaja që gjithnjë e më shumë e kanë zgjedhur për të zhvilluar aktivitetin e tyre ekonomik. Ndërsa kohëve të fundit po gjen hapësirë edhe nga vetë nomadët digjitalë që mund ta përdorin Tiranën, por edhe gjithë Shqipërinë si një mjedis ku mund të bashkëpunohet mes ekosistemin për punësim. Kjo është një mundësi që të sjellim të gjithë botën në vendin tonë. Të punosh në grupe të ndryshme në të njëjtë kohë kjo është një mundësi shumë e mirë për vende tonë. Shqipëria do të jetë një atraksion shumë i mirë për të gjithë të rinjtë që duan të jenë pjesë e këtij ekosistemi.

Duke qenë që ju jeni më pranë prurjeve të startup-ve a mendoni se sa vjen dhe të rinjtë gjejnë më tepër veten në teknologji?

Thirrja e parë dhe mbështetja që kemi dhënë me grante si për Startup ashtu edhe lehtësues startup-esh, ishte një nevojë e formalizimit të ekosistemit fillimisht me ligjin dhe më vonë me mbështetje konkrete. Siç jeni në janë në dispozicion 10 milion euro si një mundësi e artë zhvillimi të prototipeve dhe gjithë ekosistemit të startup-eve dhe lehtësueve të tyre që nxisin përparimin drejt tregjeve globale të konkurencës dhe sipërmarrjes. Vlen të përmendet të rinjtë, djemtë dhe vajzat që duan të investojnë ëndrrat e tyre dhe duan të zhvillojnë bizneset e tyrë si sipërmarrës të rinj në vendin tonë. Pas thirrjes së parëe cila rezultoi tejet e suksesshme me një pjesëmarrjekrejtësisht jashtë pritshmërive. Falë procesit transparent është mundësuar që të rinjtë të vetdeklarohen në e-albania dhe të gjenerohet pasaporta e startup-eve e cila vlen për dy vite dhe mundëson një aplikimin për mbështetje financiare pranë Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe shërbimeve One Stop Shop që do të ofrohen falas për to brenda këtij intervali. Gjej rastin të ftoj të rinjtë për të aplikuar në thirrjet e radhës.

Si duhet ti nxisim ata cilat jane politikat nxitese për përfshirje?

Vlen të përmendet këtë vit qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit pas anglishtes fut që në klasën e parë edhe lënden e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Kodimi është tashmë pjesë e kurrikulës mësimore edhe për klasat e para. Falë një platforme të re, fëmijët që ulën për herë të parë në bankat e shkollës do të përshtaten përmes lojës dhe argëtimit, me konceptet dhe gjuhët e programimit. Një tjetër hapësirë siç është transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballakan, do tu japë mundësi mijëra të rinjve për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim.