Çrregullimi i përqëndrimit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) është një çrregullim i shëndetit mendor që mund të ndikojë në suksesin e fëmijës në shkollë dhe në marrëdhëniet ndërpersonale. Simptomat e këtij çrregullimi janë të shumllojshme por ndonjëherë të vështira për t’u dalluar, megjithatë disa prej tyre janë më të zakonshme. Vijoni mëposhtë për t’u njohur me to.
Fokusimi tek vetja
Një nga simptomat më të zakonshme të këtij çrregullimi është mosnjohja e nevojave apo dëshirave të të tjerëve. Një fëmijë me ADHD mund t’i ndërpresë shpesh të tjerët teksa flasin dhe kanë problem pritjen e radhës së tyre në klasë apo edhe në lojra.
Shqetësime emocionale
Fëmijët me ADHD kanë problem me përmbajtjen e emocioneve, qofshin këto të mira apo të këqija. Kanë shpërthime të shpeshta inati edhe në momente të papërshtatshme.
Nervozizëm dhe mungesw vetwkontrolli
Fëmijët me ADHD shpesh nuk arrijnë të qëmndrojnë dot në një vend. Ata përpiqen të çohen sa më shpejt dhe të vrapojnë përreth dhe kur detyrohen të qëndrojnë ulur, kalojnë në nervozizëm dhe përpëlitje.
Detyra të papërfunduara
Këta fëmijë mund të shfaqin interes në shumë gjëra por kanë vështirësi në përfundimin e tyre. Shpesh kanë tendencën e lënies së gjërave në mes, sapo diçka tjetër u tërheq vëmendjen.
Mungesë përqëndrimi
Një fëmijë me ADHD mund të ketë probleme me përqëndrimin. Ai mund t’ju thotë se ju ka dëgjuar por nuk është në gjendje të përsërisë ato që i keni thënë vetëm pak më parë.
Gabime nga pakujdesia
Është e rëndësishme të dihet se fëmijët me çrregullimin e përqëndrimit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit nuk janë përtacë ose më pak inteligjentë se fëmijët e tjerë. Ata thjesht e kanë më të vështirë të ndjekin udhëzime që përfshijnë planifikim dhe ekzekutim. Kjo çon tek gabimet nga pakujdesia.
Hutim
Fëmijët me ADHD shpesh portretizohen si të zhurmshëm dhe të lëvizshëm, por nuk është gjithmonë kështu. Në disa raste, ata janë më të qetë dhe të papërfshirë se fëmijët e tjerë. Një fëmijë me ADHD mund t’i ngulë sytë hapsirës, duke injoruar çdo gjë që ndodh rreth tij.
*Kujdes: Diagnostikimi i një fëmije me çrregullim të përqëndrimit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit bëhet nga mjekët specialistë. Nëse vëreni simptoma të tilla tek fëmijët tuaj, konsultohuni me mjekun e familjes.
Comments are closed.