Kreu i KESH, Ergys Verdho ishte i ftuar ditë ne sotme në emisionin “Breaking” në Top News, për në folur në lidhje me krizën energjetike në vend.
Verdho deklaroi se vendosja e kufirin të harxhimit prej 800 kilovat për qytetarët u bë me qëllim ndërgjegjësimin për të kursyer, ndërsa shtoi se kjo fashë mund të ndryshojë në varësi të ecurisë. Ai theksoi se nëse qytetarët ndjekin këshillat, nuk do kenë probleme për të kursyer.
“Kjo nisëm u morr për një arsye, fushata e kursimit. Skenari më i keq u shmang. Ekspertët kanë marrë për bazë elektroshtëpiaket në shtëpi, lavatriçja njëherë në dy ditë etj dhe kanë bërë llogaritë që ka arritur në kufirin 500 kw, një familje e mesme harxhon kaq. Familjet që harxhojnë pa kriter dhe nuk kursejnë shkojnë mbi 800 kw. Në flasim për një 14% që duhet të nisin kurismin. Mos ta marrin me stres. Të zbatojnë këshillat që ne japim. Kondicionerin ta mbajnë 19 gradë kur jashtë është -5 gradë, hiq karrikuesin nga priza etj. Të gjitha këto ja vlejnë.
Absolutisht po që do ketë ndryshime në kufi, por për mirë, ne presim për mirë. Do shohim si është këtë vit mesatarja e harxhimit duke e krahasuar me vitin e kaluar. Mund edhe të hiqet. Në një moment të caktuar kur efekti i kursimit hyn në ndërgjegjen e njeriut ai nis dhe zbatohet. Nëse do ndjekim këshillat e KESH-it për konsum, ulet konsumi dhe ne arijëm të përballojmë nevojat me rezervat që kemi.
Nëse abuzimet vazhdojnë, edhe ata që e shpërdorojnë do ketë këshillime dhe masa për ta ulur konsumin, ndërsa për ata që e vjedhin do ketë sanksione.
Nuk do kemi ndërprerje për shkak të rezervave që kemi, sepse mjetet për prodhimin e energjisë do vihen në punë, por na duhet ta ruajmë energjinë, të kursejë dhe do ja dalim me forcën tonë.” deklaroi ai.
Comments are closed.