Seriali vizatimor The Simpsons jo pak herë është bërë protagonist për shumë evenimente të rëndësishme botërore, për shkak se ka parashikuar shumë gjëra.

Por, një seri e tij tregon edhe për fundin e botës, gjë që ka filluar të frikësojë disa prej ndjekësve më të rregullt.

Ata thonë se 24 shtatori 2022 do të jetë fundi i botës dhe The Simpsons e kanë parashikuar këtë gjë. Në episodin e titulluar “Homeri shkon në shkollën përgatitore”, Homeri bashkohet me një grup mbijetues, udhëheqësi i të cilit ka krijuar një vendstrehim për t’u përgatitur për fundin e botës.

Një video është bërë virale në rrjetet sociale pasi Homer parashikon se do të ndodhë një shpërthim i madh.