Ky dimër pritet të jetë i vështirë për familjet shkodrane. Sigurimi i ngrohjes është vështirësuar dhe qytetarët shkodranë flasin për rritje të çmimeve. Edhe çmimi i druve është rritur në krahasim me 1 vit më parë, ndërkohë paralajmërimi është dhënë edhe për energjinë elektrike…
Edhe pse ka edhe prej atyre që shprehen se nuk ka krizë dhe as rritje çmimesh…
Kësisoj, duke pasur parasysh krizën energjitike dhe rritjen e çmimeve, mënyra për te siguruar ngrohjen nuk do të jetë aspak e lehtë në familjet shkodrane.
“Dru kam ble por është rrit shumë çmimi, prej 90 në 120. Vështirësi kemi shumë. Po ngrohemi me forcat tona, kanë ik çmimet në maksimum. Ku me shku me një pension vetë i treti”-tha një i moshuar.
Edhe qytetarët fierakë shprehen të shqetësuar për një dimër të vështirë me ndërprerje të energjisë elektrike dhe çmim të lartë të druve.
Kursimi është i mirë në çdo rast shprehen qytetarët por të ardhurat e pakta nuk u mundësojnë një ngrohje normale. Disa shprehen se do të ngrohen me batanije dhe disa të tjerë që do të ikin jashtë vendit. Ata theksojnë se në 30 vite demokraci reformat duhet të ishin më frytdhënëse në çdo drejtim, por korrupsioni në nivele të larta e ka bërë situatën të pashpresë.
“Druri fiu, kondicionerin thotë mos e hap! Unë invalid jam, rri me plakën hidh një batanije”-tha një qytetar i Fierit.
“Do ndezim sobat e drurit, po mbaruan drutë shkojmë te korenti, dhe atë pak. Unë do iki në Gjermani të ngrohem”-përfundoi një tjetër.
Comments are closed.