Studentët në universitetin e Shkodrës mund ta nisin vitin e ri akademik me protesta. Kjo për shkak se qeveria shqiptare nuk i ka kthyer ende një përgjigje një kërkese zyrtare që më 28 qershor të Këshillit Studentor të universitetit “Luigj Gurakuqi”. Kryetari i këtij këshilli Armando Lekaj pret një përgjigje sa më të shpejtë nga qeveria për kompensimin e tarifave në çdo nivel studimi dhe kompensimin e barrës financiare për shpenzimet që studentët kanë në këtë krizë ekonomike…
Lekaj kërkon që qeveria shqiptare të japë të paktën shumën prej 100 mijë lekësh të vjetër në muaj për çdo student për shpenzimet që ata kanë…
Kreu i Këshillit Studentor në Shkodër thotë se në rast se qeveria nuk merr masat e duhura për të ndihmuar studentët financiarisht shumë prej tyre rrezikojnë që të mos e vazhdojnë arsimin e lartë për shkak se nuk e përballojnë ekonomikisht….
Universiteti në Shqipëri do të nisë më 17 tetor ndërsa studentët kërkojnë një mbështetje nga qeveria për shkak të rritjes së çmimeve nga kriza ekonomike që ka përfshirë shumë shtete ose në të kundërt do vijojnë protestat nga ana e studentëve.
Comments are closed.