Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku se bashku me drejtues te Departamentit te Krimeve ne Drejtorine e Pergjithshme, vizite blic ne Shkoder.

Ai eshte takuar me drejtues te larte te Policise se Shkodres, ku ka kerkuar zbardhjen e ngjarjeve qe kane troditur Shkodren.

Qellimi kryesore i ketij takimi ka qene zbardhja e vrasjes se 19 vjecarit Erjon Xhenje.

Drejtori Rrumbullaku ka kerkuar administrimin e te gjithe provave qe disponon policia nderkohe qe sektori i kriminalistikes prane Drejtorise se pergjithshme eshte vene ne dipozicion te grupit hetimore per zbardhjen e kesaj ngjarje te rende qe ka tronditur Shkodren.

Burimet bejne me dije se takimi ka zgjatur rreth nje ore ne ambjentet e Drejtorise se Policise ne Shkoder.