Gazetarja Klodiana Lala ka komnetuar vendimin e Prokurorisë për tu ndaluar gazetarëve që të publikojnë të dhënat e dala nga databaza sekrete pas hakerimit nga iranianët. E ftuar në “Open”, Lala mori si shembull atentatin e planifikuar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ajo tha se ky lajm do publikohej nga kushdo, pavarësisht mënyrës se si mund të ishte siguruar, por detajet mund të kurseheshin. Për personin e akuzuar si atentator, Lala tha se është shumë i rrezikshëm.
“Rasti i atentatit të mundshëm për kryeministrit të Kosovës, është lajm i madh për një gazetar pavarësisht si i vjen në dorë. Ajo që u bë gabim ishte se jepej emri i një shtetasi shqiptar i miretrajnuar për armët e zjarrit, një kontingjent që nëse nuk do të vihej nën prozhektor do të kishim rezultate konkrete për zbulimin e shumë gjërave. Personazh një nga më të rrezikshmit e botës së krimit, mund të jetë sot me një snajper në çantë për të ekzekutuar dikë. jam kundër vendimit të prokurorisë, por janë disa emaile që duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të krijojmë tension. Një tentativë për të ekzekutuar një kryeministër do publikohej nga të gjithë, problemi qëndron tek detajet q duhen publikuar, pasi preket hetimi. në morinë e detajeve kë duhet të ndajmë, kjo është ajo ku duhet të ketë kujdes. Nuk them a duhet publikuar por deri ku shkojmë dhe sa ndajmë,”- tha Lala.
Comments are closed.