Ekzekutimi i 19-vjeçarit Erjon Xhenje, mbetet ende pa autor, por babai i viktimës deklaron për policinë dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen. Ai është shprehur se nipat e tyre janë ata që kanë probleme.
“Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë.”- deklaroi i ati.
Mësohet se pak përpara se të ndodhte atentati, ai e kishte telefonuar djalin e tij duke i kërkuar që ta shoqëronte deri në Mal të Zi, por Xhenja e kishte refuzuar duke i thënë se ishte në lokal dhe po pinte kafe. Pak pas ngjarjes, i ati u informua dhe shkoi në vendin e ngjarjes, ku u pa edhe duke shpërthyer në lot për të birin.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Bujar Bishanaku” në lagjen “Naim Gjylbegu” rreth orës 20:00. Erjon Xhenje, ishte brenda lokalit, kur drejt tij është qëlluar disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se atentati është zhvilluar nga dy persona që po lëviznin me motorçikletë.
Comments are closed.