5 plumba i kanë marrë jetën mbrëmjen e djeshme 19-vjeçarit Erjon Xhenje teksa qëndronte i ulur në një lokale në Shkodër. Opinionin publik është tronditur nga krimi i rëndë por edhe nga mosha e viktimës i cili mësohet se sapo kishte mbushur 19-vjeç.
Ndaj tij u qëllua 7 herë, ku 5 plumba e preken në pjesë të ndryshme të trupit duke e lënë të vdekur në vend. Ai ka qenë në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” pranë lagjes Kiras kur autori është afruar me një motoçikletë dhe ka shtënë drejt tij, e më pas është larguar në drejtim të paditur përmes rrugëve dytësore.
Pak pas ngjarjes në lagjen “Guerrile” u gjet një motoçikletë e djegur dhe një pistoletë që policia dyshon të jetë përdorur në ngjarje.Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje një natë më parë në Shkodër dyshohet se ka lidhje me hakmarrjet mes grupeve kriminale rivale në kryeqendrën e veriut. Burimet bëjnë të ditur se Erjon Xhenje është kushëri i parë (djali i xhaxhait i Shkëlzen dhe Sehar Xhenje), dy emra të njohur për policinë e Shkodrës në ngjarje të mëparshme kriminale.
Një nga pistat e hetimit ku është fokusuar policia, është edhe ajo e Ismet Çekorjes me datën 2 shtator, pasi ka dyshime që Shkëlzen Xhenje, kushëriri i 19-vjeçarit që u vra dje, është njëri prej personave të përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores për llogari të Asmer Bilalit. Kështu ka dyshime që 19-vjeçari të jetë ekzekutuar në shenjë hakmarrje për vrasjen e Ismet Çekorjas.
Por si ndodhi konflikti mes palëve që solli shumë atentate dhe viktima ?
Shkëlzen Xhenje dyshohet si njëri prej autorëve të vendosjes së një sasie tritoli ndaj 34 vjeçarit Bledar Çekorja, më 28 janar 2014 në Shkodër ndërsa pasi bëri 4 vite e 8 muaj burg u lirua duke përfituar nga një amnisti në atë kohë.
Një muaj pas lirimit, më 18 shkurt të 2017-ës Shkëlzen Xhenje u arrestua për plagosjen e Flutura Muçës. Kjo e fundit e akuzoi se atentati ishte porositur nga Sadetin Sula i dënuar me burg përjetë për vrasjen e ish bashkëshortes së tij Suela Sula, motra e të plagosurës Flutura Muça. Xhenje mohoi se ka lidhje me këtë ngjarje.
Më 22 shkurt 2018 u sulmua me thikë ish trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka. Autor i ngjarjes të këtij sulmi u dyshua Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje dyshohet se është personi që drejtoi mjetin me të cilin u larguan pas ngjarjes.
Më 21 shkurt 2021 dy vëllezërit Xhenje dhe Esmerald Hato dyshoheshin si autorët ndaj atentatit ndaj shtetasit Taulant Pepa. Sehar Xhenje deklaroi nga Italia se nuk ndodhej në Shqipëri dhe se kishte disa ditë që kishte ikur drejt Italisë.
Më 2 shtator të këtij viti Shkëlzen Xhenje mendohet se është njëri prej personave të përfshirë të vrasjen e Ismet Çekorja për llogari të Asmer Bilalit ndërsa për këtë ngjarje nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim për mungesë provash.
/abcnews.al/
Comments are closed.