Mesazhi bombë i Gledis Nanos : Kush donte ta eleminonte Lulzim Bashën

Në vitin 2017 mediat u mbushën me lajme se Lulzim Bashës, asokohe i rrezikohej jeta nga një atentat i mundshëm. Sot hakerat nxorën mesazhet që shkëmbente Gledis Nano me vartësit, kur ishte në krye të anti-terrorit.

Mes tyre është raporti i Ermal Deliut, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Sektorit për Hetimin e Akteve Terroriste në Drejtorinë e Antiterrorit. Ai jep detaje nga hetimet mbi atentatin që mund t’i bëhej Lulzim Bashës, ish-kryetar i PD-së.

“Pas këtij informacioni nga ana e Drejtorisë së Antiterrorit është vlerësuar kjo deklaratë dhe është punuar në lidhje me këtë drejtim. Janë vërejtur se në dalje publike të liderit të opozitës kishte shtim të forcave të sigurisë.

Në kuadër të kësaj situate të krijuar, me shkresë Nr. 1669, të datës 14.04.2017, ardhur nga shërbimet e Inteligjente jemi informuar mbi disa persona të dyshimtë dhe për të cilët janë grumbulluar informacione në lidhje me këtë çështje ku ka rezultuar si vijon.

Nga proceset e ndjekjes janë ngritur dyshime të arsyeshme se individët e njohur si Afrim Morina, i njohur si vrasës me pagesë, kanë dijeni apo lidhen me dyshimet për planifikimin e një atentati në vendin tonë ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, me qëllim de stabilizimin e vendit” thuhet në dosje.