Ndërkohë që kanë kaluar më tepër se 13 orë nga vrasja e të riut Erjon Xhanje në Shkodër, ende nuk ka asnjë gjurmë sa i takon autorëve të këtij krimi të ndodhur.
19 vjeçari u ekzekutua me 5 plumba ndërsa po pinte kafe nënjë lokal të qytetit të Shkodrës në bulevardin “Bujar Bushanaku”.
Paraprakisht policia dyshon se vrasja ka ndodhur për shkak të hakmarrjes mes fiseve në Lici dhe Bajri në Shkodër, ndërkohë që i riu nuk raportohet të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale përveç faktit se shërbente në stallën e kuajve të Astmer Bilalit, një element i fisit Bajri.
“Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë”- mësohet të ketë deklaruar i ati pasi mbërriti në vendin e ngjarjes ku ka të birin e pajetë.
Comments are closed.