Detaje të reja janë zbuluar nga skema e trafikimit të 7 mjeteve luksoze që u sekuestruan nga policia gjatë ditës në djeshme në operacionin “Luxury”. Mësohet se shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut merrnin me qera mjete luksoze nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

Më pas hynin në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës dhe Qafë Thanës. Këta persona çaktivizonin GPS e makinave dhe më pas i deklaronin të vjedhura.

Makinave u modifikohej numri i shasisë dhe më pas përdoreshin për biznes në Shqipëri duke i dhënë me qera. Gjatë operacionit të zhvilluar ditën e djeshme ra në prangat e policisë, 52 vjeçari Klaudio Begaj.