Aksioni i FNSH vijon prej dy ditësh, tre pikat kyçe që kontrollohen

Aksioni i raportuar këtë mbrëmje, por zhvillohet prej dy ditësh në Vlorë. Nuk dihet ende se kë po kërkojnë, por Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar kontrolle të shumta në qytetin e Vlorës, në bashkëpunim me forcat Shqiponja dhe ato Operacionale.

Aksioni është përqendruar në tre pika të qytetit bregdetar, në rrugën Transballknike, në rrugën e Kaninës (Bishti i Kalldremit) si dhe në rrugën mbi spital që të dërgon drejt fshatrave të lumit të Vlorës.

Kontrolle po kryhen dhe në Elbasan. Ende nuk ka emra që Policia ka vënë në shënjestër apo të prangosurish.