Aktori i njohur i humorit, Zef Deda nuk i ka kursyer lotët teksa fliste për jetën si artist në Shqipëri.
Në një intervistë për emisionin “N’kohë” Zefi nisi të qante duke u shprehur se ka marrë duartrokitje, dashuri dhe vlerësime si në asnjë vend tjetër ku ka performuar.
Pyetje- Ju keni një jetë që i keni dedikuar shpirtin artit, kur ktheni kokën pas, a ndjeheni i vlerësuar nga ky vend, apo ishte një fatkeqësi që lindët në Shqipëri?
Zef Deda- Fati më i mirë që kam qëlluar në Shqipëri, për arsye se është një popull që…(Loton) Unë jam aktor komedian, por kam mbresat e mia për popullin tem, është popull i dashtun, është kaq artdashës, kaq i kulturum sa të kupton dhe nuk të largon kurrë veç të afron. Ka pasion, shko ku të duash dhe na kujtojnë. Edhe jashtë na kanë vlerësuar, por si ky popull nuk ka… Më kanë dhënë tituj sa të duash, lëvdime sa të duash, po ça dua më unë.
Comments are closed.