Banorët e konviktit të Veterineres që janë vendosur tek konvikti “Arben Broci” në Shkodër ankohen për kushtet e vështira ku jetojnë.

Sipas tyre, jetesa në këtë godinë është e vështirë edhe për kafshët.

Prej 3 vitesh, ato ndodhen në një godinë të amortizuar dhe kërkojnë të rikthehen në godinën e rë të rikonstruktuar, ku kanë jetuar më parë.

Për këtë zvarritje, ato kërkojnë zgjidhje nga Bashkia Shkodër.

“Këtu jetojmë si të jemi kafshë, jo njerëz. Sot jetoj në kushtet më ç’njerëzore dhe shteti nuk merr asnjë masë. Voltanën kam dashur ta takoj por nuk ka pranuar kur ishte në krye të bashkisë. Edhe serbe po të isha do të ishin sjellë më mirë me mua. Unë sot lahem me safë dhe jam 64 vjeç”-tha një prej banoreve.

“Dy vite e 7 muaj kemi që rrimë në këtë gjendje. Bashkia tha që do bëhej riparimi i banesës, por tashmë e kanë nxjerrë ndryshe, për ta bërë të re. Ne jemi në hall të Zotit. Kushtet janë katastrofë. Unë kërkoj të na çojnë atje ku kemi qenë”– u shpreh një tjetër banor.