Princi Harry është i “shkatërruar”. E gjitha pas i hoqën inicialet e gjyshes së tij, mbretëreshës Elisabeth II ‘ER’ nga uniforma e tij ushtarake që veshi teksa e “përgjonin” bashkë me nipërit dhe mbesat e tjera. Fillimisht u lajmërua se ai nuk do të mbante veshur uniformë, por gjërat ndryshuan për 38-vjeçarin, Dukën e Sussex-it.
William dhe Harry, të dy të veshur me uniformë ushtarake, qëndronin në të dy skajet e arkivolit të gjyshes së tyre. Atyre iu bashkuan kushërinjtë e tyre Zara Tindall dhe Peter Phillips, princeshat Beatrice dhe Eugenie, si dhe Lady Louise ëindsor dhe vëllai i saj, Viscount Severn.
Inicialet ‘ER’ mbahen tradicionalisht vetëm nga ata ‘në shërbim’ të monarkut, e duke qenë se Harry ka hequr dorë nga të gjitha privilegjet e tij, nuk ka më të drejtë që i mbajë në uniformën e tij ushtarake. Edhe pse në emër të Mbretëreshës ka shërbyer edhe në Afganistan.
Comments are closed.