Në mes të Beograd, do të valëvitet lart flamuri shqiptar! Rus i natyralizuar në shqiptar, Zelimkhan Abakarov i ka dhuruar Shqipërisë medaljen e parë të artë në sportin e mundjes në një kampionat botëror. Au i shpall kampion bote në kategorinë e 57 kg.

Fitorja ka një “shije” më të mirë, kjo për faktin se Abakarov mundi në këtë finale kampionin në fuqi të botës, Thomas Gilman me rezultatin 7-2, në kategorinë stil i lirë.

Mirëpo, edhe mundësi tjetër rus i natyralizuar në shqiptar Islam Dudaev ka pritshmëri të mëdha për botërorin

Ky vit ka qenë i artë për Shqipërinë, pasi pak javë më parë Luiza Gega u shpall kampione Europe në atletikë, duke ngritur lart flamurin kuq e zi. Me fitimin e medaljes Zelimkan Abakarov, 29 vjeç, do përfitojë 10 milionë lekë nga shteti shqiptar si shpërblim. Ky shpërblim i akordohet sipas vendimit të qeverisë, që parashikon se për sportistët që shënojnë rekord në kampionatet ndërkombëtare.