Nga Simon Shkreli
Xhamia e Plumbit në Shkodër është një ndër objektet e kultit më të rëndësishme jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan. Ajo do ti nënshtrohet një rikonstruksion të plotë.
Nevoja për ndërhyrje për rikonstruksionin e saj, por dhe për mbrojtjen nga saj nga përmbytjet ka qenë e domosdoshme për të shpëtuar këtë monument të rrallë. Ndërhyrja e fundit në këtë xhami është bërë në 1865 pas përmbytjes së madhe të Shkodrës.
Përmbytjet e një pas njëshme kanë lënë gjurmët e dëmit në këtë objekt I cili është shpallur monument kulture në vitin 1948.
Arkeologu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër, Helidon Sokoli prezanton disa detaje të projektit.
“Po bëhet gati ngritja e kantierit për restaurimin dhe ndërhyrjes në sistemin mbrojtës. Është një projekt ambicioz, sepse parashikon zgjidhjen e problemit të përmbytjes së këtij objekti. Me ndërtimin e një dige, që nuk do jetë e dukshme mbi sipërfaqe, por do të jetë nëntokë. Do të restaurohet fasada e brendshme dhe e jashtme. Do ringrihet minaria e dëmtuar në 1967, ajo nuk u ringrit më, pra do rikthehet dhe miniaria”, thotë arkeologu Helidon Sokoli.
I entuziazmuar për restaurimin e xhamisë është myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari.
“E thashë dhe në predikimin e ditës së xhumasë, këta kolegët e mi të myftiniësë po lajmëronin që është xhumaja e fundit në xhaminë e Plumbit, para resaturimit. Unë ju thashë në fakt kjo është e xhumaja e parë që I paraprin një gëzimi të madh që është kthimi në identitet të plotë I kësaj xhamie. Do falënderoj qeverinë turke. Lutemi që në harkun e një vit të ritakohemi në këtë vend shëndoshë e mire”, shprehet është myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari.
Restaurimin i xhamisë së Plumbit po kryhet falë investimit të qeverisë turke. Punimet pritet të zgjasin 10 muaj. Arkitektura e saj është unike, një miksim i stilit osman me atë arab.
Kjo xhami është e vetmja në Shqipëri që para se të hysh në sallën faljes, ka një oborr me kolona të gjera.
“Një objekt kulti i ndërtuar në 1768. Që në ndërtimin e tij ka një miksim të arkitekturës turke me atë arabe. Këtë e shohim që në hyrje. Hyn në një oborr të brendshëm i mbuluar me 12 kupola dhe tamburi kryesor që shkon në një lartësi deri në 20 metër. Është xhamia më e lartë në vendin tonë që vjen nga periudha osmane”, tha arkeologu.
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari kujton me nostalgji pas shkëndijës së parë të rënies së diktaturës, në16 nëntorit të 1990 qindra njerëz të të gjitha besimeve morën pjesë në hapjen e kësaj xhamie.
“Myfti I Shkodrës.. Në një prej libërave të mij kam shkruar një poezi “Letër malli për të dashurën time!” Ajo e dashur ishte “Xhamia e Plumbit”, ku kujtoja këtu dhe 30 vite më parë, Hafiz Sabri Koçin aty në hyrje të xhamisë, së bashku me myftiun e vjetër të Shkodrës Haxhi Faik Hoxhën. Njerëzit ishin turma turma që vinin shumica pleq, plaka që ju shkonin lot në faqe. Unë isha i vogël thoja pse qajnë këta burra, pse qan gjyshi, pas qan nëna ime? Ata kishin mallin e një periudhë të gjatë që ishin privuar të lusnin Zotin në mënyrë të lirë, në mënyrë të hapur”, tha Imam Muhamed Sytari.
Xhamia Plumbit është e vetmja xhami shqiptare e cila renditet ndër 50 xhamitë më të bukura në botë. mXhamia e Plumbit shtrihet në një territor me një sipërfaqe prej 6.804 metër katror, ndërsa objekti ka një sipërfaqe prej 452 metër katror.
Comments are closed.