Në ditën e fundit të homazheve për Mbretëreshën Elizabeth II, gazetari Blendi Fevziu po i ndjek nga afër pasi aktualisht ndodhet në Westminster Hall. Në një lidhje direkte për Klan News, Fevziu ka dhënë detaje mbi atë që po ndodh në Britaninë e Madhe, një ditë para funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Blendi Fevziu: Homazhet nuk kanë ndaluar për asnjë sekond. Radha të paktën dje në mbrëmje raportohej rreth 19 orë, pra personat që dilnin nga holli i Westminster deklaronin se kishin qëndruar rreth 19 orë në radhë. Këtë moment unë ndodhem në krah të Buckingham Palace ku është përcaktuar vendi ku do të vendosen lulet dhe mesazhet që qytetarët britanikë dërgojnë për Mbretëreshën Elizabeth II në nder të saj. Është një hapësirë prej hektarësh të tëra ku janë vendosur lule dhe mesazhe nga çdolloj moshe dhe nga çdolloj vendi të botës. Janë me qindra-mijëra njerëz që lëvizin nëpër një radhë për të ardhur dhe janë instruktuar të mos qëndrojnë më shumë se 5 minuta për të ju hapur radhën të tjerëve që vijnë.

Ndër të tjera, Fevziu ka bërë të ditur se në orën 20:00 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të mbahet 1 minutë heshtje në nder të Mbretëreshës Elizabeth II.