Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në Korçë një 44-vjeçar më iniciale A.H., i cili po transportonte 24 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës me furgonin e tij.

Sipas raportimit të policisë ai u kishte premtuar emigrantëve kalimin e sigurt drejt shteteve të Bashkimit Europian në këmbim të pagesës.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”